Një grua ka njoftuar se pasi kishte marrë djalin në vizitë nga ish bashkëshorti, ai e kishte njoftuar se njerka e kishte keqtrajtuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje në Podujevë.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pasi kishte marr djalin në vizitë nga ish bashkëshorti, djali e kishte njoftuar se njerka e dyshuara femër kosovare e kishte keqtrajtuar. Viktima është intervistuar nga punëtori social. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media