Gruaja është duke u trajtuar

Gruaja është duke u trajtuar

Në pasditën e sotme një grua ka rënë nga një lartësi, brenda një qendre tregtare në Prishtinë, duke pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur në një qendër tregtare në Veternik të Prishtinës.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, saktësisht në një qendër tregtare, në rrethana ende të pasqaruara një person (femër) ka renë nga një lartësi brenda hapësirave të objektit. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ahmeti.