Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë. Edhe i dyshuari është lënduar të cilin Policia e ka arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Personat e plagosur dhe i lënduari i dyshuar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njejtit janë dërguar për trajtim mjeksor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njesitë policore dhe është derguar për tretman mjekësor. Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Zahiti.

Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin./21Media