Një person ka humbur jetën në një vetëaksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, më saktësisht në fshatin Bibaj.

Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka treguar se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30, ndërsa një person tjetër mësohet se ka marrë lëndime trupore.

“Sot, më 25.07.2020 rreth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, kjo është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vend-ngjarje, kurse një person tjetër i lënduar është nisur për në QKUK”, ka thënë  Krasniqi. /21Media