Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Nuk ka marrëveshje për Haaland, Chelsea hidhet pas Lewandowskit

1 min read

 

Duket se Chelsea e ka kuptuar se drejtuesit e Borussia Dortmundit nuk do të dorëzohen për ta lejuar largimin e sulmuesit Erling Haaland pa marr parasysh ofertat që mund të paraqiten ne zyret e tyre.

“Blutë” e Londrës ishin të gatshëm të paguanin mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij por as kjo nuk i tundoirt drejtuesit e klubit gjerman dhe tani sulmuesi i Bayernit Robert Lewandowski shihet si një alternative adekuate nga trajneri Thomas Tucjel.

Sipas “The Sun”, Lewandowski tani është objektivi kryesor i “Bluve” dhe ata shpresojnë që ta bindin Bayernin duke ofruar 50 milionë euro për shërbimet e sulmuesit 32 vjeçar.