Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka thënë se nuk do të ketë më pritje për pacientët që vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet, pas vendosjes së sistemit digjital për menaxhimin e radhës së pacientëve.

Gjatë ditës, kryetari Jashari së bashku me drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ibush Hetemi dhe drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Osman Veliu kanë përuruar sistemin e sofistikuar që do t’iu mundësoj qytetarëve t’i marrin shërbimet në kohë reale.

Jashari ka thënë se sistemi i ri digjital do të ndihmojë edhe mantel-bardhët në punën e tyre të përditshme me pacientët.

“Në këtë mënyrë po punojmë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Komunën e Skenderajt. Bashkë për një shëndetësi efikase”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Nuk ka më pritje për pacientët që vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, kjo pasi kemi bërë…

Gepostet von Bekim Hamëz Jashari am Mittwoch, 2. September 2020