Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk i ka dhënë mbështetje Raportit me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19.

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk ka kaluar projektligji në lexim të dytë në këtë Komision.

Kështu që nuk pati vendim marrje për t’u procesuar sot ky projektligj në seancën e jashtëzakonshme, dhe krahas këtij votimi dështon edhe seanca e jashtëzakonshme.

Deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në votim.

Në këtë mbledhje nuk morën pjesë deputetët e PDK-së, të cilët kanë vendosur të mos marrin pjesë në asnjë aktivitet të Kuvendit për një javë, si akt solidar për atë që po ndodh me figurat e larta të UCK në Gjykatën Speciale.

Megjithatë, shefi i GP të PDK-së Bedri Hamza, që është anëtari i këtij Komisioni ende qëndron i izoluar pas infektimit me Covid-19.

Ndërsa, për orën 11:00 sot ishte paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike që mundëson edhe tërheqjen e 10 përqind të mjeteve të Trustit.

Kujtojmë, se më 12 tetor ishte miratuar në lexim të parë ky projektligj pas tentativës së shtatë.