Interi i Antonio Contes vazhdon të zhgënjej me rezultatet e ndeshjeve të fundit në Serie-A dhe nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Atalantës.

Ishte Interi skuadra e cila kaloi e para në epërsi me golin e realizuar nga sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez në minutën e 58’ të ndeshjes pas asistimit të Ashley Young.

Mirëpo, Atalanta nuk u dorëzuar dhe ia doli ta barazojë rezultatin në 1-1 me golin e realizuar nga Miranchuk në minutën e 79’ të takimit.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në Serie-A, Interi ka 12 pikë ne vendin e gjashtë, kurse Atalanta gjinden në vendin e pestë me 13 pikë të tubuara.