Nuk respektoi vendimin e Qeverisë

Nuk respektoi vendimin e Qeverisë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës për zyrtarë korrektues, ka larguar përkohësisht (suspenduar) nga puna zyrtarin korrektues, H. V.

Sipas njoftimit nga ShKK-ja i njëjti ka postuar në rrjetin social Facebook video live, në të cilën shihet së bashku me disa persona të tjerë duke mos respektuar masat e distancës dhe në kundërshtim me orarin e lëvizjes (pas orës 17:00), masa këto të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat kanë për qellim ndalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19.

“Me këtë veprim, i njëjti ka treguar mungesë disipline duke rrezikuar institucionet korrektuese me përhapjen e pandemisë brenda tyre. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me veprime të tilla”, thuhet në komunikatën e ShKK-së për media.