Vetëm në regjionin e Prishtinës janë ndaluar 47 persona

Vetëm në regjionin e Prishtinës janë ndaluar 47 persona

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Kosovës ka ndaluar dhe dërguar në procedurë të rregullt 102 persona për shkak se nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe luftimit të sëmundjeve ngjitëse.

Për mos respektim të vendimit të qeverisë lidhur me qarkullim-ndalimi, policia ka njoftuar se në regjionin e Prishtinës, janë ndaluar 47 persona, të Gjilanit 1 person, të Ferizajt, 15 persona, të Prizrenit, 14 persona, të Pejës 11 persona, në regjionin e Gjakovës janë ndaluar 9 persona, në Mitrovicën e jugut 2 persona, kurse në veri 3 persona.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit  janë testuar 250 persona, nga të cilët pozitiv kanë dalur 79 persona, duke e çuar numrin totatl në 362. /21Media