Italia u bë vendi i tetë në botë në të cilin numri i të infektuarve me virusin korona tejkaloi dy milion, pasi 18,040 raste të reja të virusit korona u regjistruan në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i epidemisë, 2.009 milionë njerëz janë infektuar me virusin në Itali, raporton Reuters.

Numri i vdekjeve nga virusi korona është rritur në 24 orët e fundit për 505, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Italisë.