Trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi janë nxjerrë nga Miniera e Artanës, të cilët kanë humbur jetën sa ishin duke punuar. 

Arsim Gërxhaliu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë të ditur se trupat janë nxjerrë në orët e para të së mërkurës, pas një pune disa orëshe,

“Duke i falënderuar djemtë tanë të FSK-së, për mundin e paparë për ta thyer shkëmbin, si dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore, trupat e dy minatorëve, u nxorën nga miniera”, ka shkruar Gërxhaliu.

 

Dje gjatë ditës, Qeveria në detyrë e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndarë nga 30 mijë euro për familjet e të vdekurve dhe ka mundësuar bursa për anëtarët e familjes që po vazhdojnë mësimin teksa është premtuar një vend pune për të birin e Gërbeshit. /21Media