Propozim i OAK është të mundësohet që realizimi i kësaj pagese të bëhet në fund të muajit korrik

Propozim i OAK është të mundësohet që realizimi i kësaj pagese të bëhet në fund të muajit korrik

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i adresoi ministrit të Financave, Besnik Bislimi një kërkesë për shtyrjen dhe deklarimin e afatit të pagesës së Tatimit në Fitim prej 10%, të vitit fiskal 2019.

OAK thotë se në kërkesë u theksua që sipas vendimit të mëhershëm, bizneset janë të obliguara që realizimin e pagesës së Tatimit në Fitim ta bëjnë më së largu deri më 30.04.2020, që nënkupton se kanë edhe tre ditë në dispozicion, mirëpo tek një pjesë e madhe e tyre për shkak të gjendjes së krijuar kohëve të fundit është shumë vështirë e realizueshme duke pas parasysh që kjo pagesë ka një kosto të lartë.

“Propozim i Odës së Afarizmit të Kosovës është të mundësohet që realizimi i kësaj pagese të bëhet në fund të muajit korrik, pasi që një pjesë e bizneseve dy muajt e fundit nuk kanë realizuar veprimtarinë e tyre, kanë pas obligime për të realizuar dhe janë duke hasur në vështirësi financiare”, thuhet në komunikatën e OAK.