Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka deklaruar sot se angazhimi i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në dialog sjell përfitime për të dyja vendet.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se e mirëpret takimin e nesërm me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

“Mirëpres takimin e nesërm në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Hoti. Këto diskutime të rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Përkushtimi i të dy liderëve në dialog do të sjellë përfitime për Serbinë dhe Kosovën”, ka shkruar O’Brien.