Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, sot kanë apeluar që zhvillimet politike në vend të mos ndikojnë në agjendën ekonomike dhe kuvendi sa më parë ta miratojë rishikimin e buxhetit.

Vendi ka nevojë për rimëkëmbje ekonomike, rënia ekonomike pritet të jetë minus 5 përqind. Kështu është thënë në një konferencë të përbashkët për media nga OEAK dhe OEK.

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi theksoi në mënyrë që sa më lehet të kalohet kjo krizë, deputetët duhet të marrin veprime për rishikimi i buxhetit, jo më larg se dy javët e ardhshme.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka theksoi assesi nuk kanë besuar që faza e emergjente dhe ajo për rimëkëmbje ekonomike të pengohet nga partitë parlamentare.

“Kjo është thirrje e jona drejtuar partive politike që të lënë anash inatet politike dhe të veprojnë për vendimmarrje për ta shpëtuar ekonominë”, tha Zeka. /kp