Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​OEAK: Është rritur eksporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

3 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Përkundër vështirësive me të cilat janë përballur bizneset prodhuese në Kosovë gjatë pandemisë, është rritur eksporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa ka pasur një rënie të lehtë të indeksit të konkurrueshmërisë së prodhimit krahasuar me vitin 2019

Kjo u bë e ditur sot me rastin e publikimit të të gjeturave të “Indeksit të Konkurrueshmërisë së Prodhimit 2021”, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, sipas të cilit indikatorët mbi lehtësinë e tregtisë ndërkombëtare janë vlerësuar më së larti me një mesatare 5.61 pikë, derisa indikatorët që lidhen me sundimin e ligjit janë vlerësuar më së ulëti, me një mesatare 4.19 pikë.

Drejtori ekzekutiv i ​OEAK, Arian Zeka, tha se fuqia punëtore rrit përparësinë konkurruese të ndërmarrjeve kosovare para investitorëve të huaj, por nga të gjeturat e “Indeksit të Konkurreshmërisë së Prodhimit 2021” del se ka një rënie të konkurrueshmërisë së prodhimit krahasuar me 2019.

Ai kërkoi nga institucionet arsimore dhe qendrat e arsimit profesional që të bëjnë më shumë në zvogëlimin e hendekut ndërmjet kërkesës dhe ofertës.

“Ka pasur një rënie megjithatë krahasuar me indeksin e konkurrueshmërisë së prodhimit krahasuar me vitin 2019. Atëherë përballueshmëria e kostove të punës ishte vlerësuar me mesataren 6.4, këtë vit është vlerësuar me 6.0. Në përgjithësi indikatorët tjerë janë p.sh. Ligji i punës i përshtatshëm dhe nxitës për bizneset prodhuese, është vlerësuar me mesataren 75.5 pikësh. Aftësia për të gjetur fuqi punëtore dhe staf të kualifikuar me 4.75 pikë. Në përgjithësi, mesatarja e indeksit të fuqisë punëtore është vlerësuar me mesataren 5.03 në krahasim më 10 në total, që nuk mund të jemi të kënaqur dhe e japim si rekomandim që duhet të bëhet shumë më tepër nga ana e institucioneve arsimore, qendrave të aftësimit profesional në zvogëlimin e këtij hendeku ndërmjet kërkesës dhe ofertës në tregun e punës”, tha Zeka.

Tutje, ai tha se reformat duhet fokusuar në përmirësimin e indikatorëve specifikë që këtë vit janë ranguar më ulët siç janë ata që lidhen me sundimin e ligjit, qasjen në financa, tregtinë e brendshme, ngritjen e infrastrukturës së cilësisë, por edhe të mjedisit fiskal, fuqisë punëtore dhe infrastrukturës fizike.

Duke tentuar që përmes Indeksit të Konkurrueshmërisë së Prodhimit 2021, të pasqyrohet edhe ndikimi i pandemisë në sektorin e prodhimit sipas indikatorëve të caktuar, ai tha se në vitin 2020 e tutje është vërejtur rritje e eksportit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zeka ftoi Qeverinë e Kosovës që të punojë në kuadër të njohjes reciproke të dokumentacionit, fillimisht me vendet anëtare të CEFTA-s, për të evituar barrierën e dokumentacionit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se vizioni i ministrisë që ajo e udhëheq është për ndërmarrje konkurruese, gjë që siç tha ajo, do ta arrijnë përmes avancimit të politikave për eksporte, politikave për investime dhe avancimit të politikave për infrastrukturën e cilësisë.

Ajo tha se janë të vetëdijshëm që industria e Kosovës po përballet me mungesë të punëtorëve të kualifikuar, sidomos me ata të nivelit 3-4, ku sipas disa studimeve, 40 për qind e bizneseve nga 800 sosh, nuk mund të plotësojnë pozitat.

Hajdari theksoi se synojnë që me përkrahjen e bizneseve në blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, të rrisin kapacitet prodhuese, ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe gjetjen e tregjeve për eksport.