​Vazhdimet përcaktuan fituesin në përballjen mes Portland Trail Blazzers dhe Oklahoma City Thunder

​Vazhdimet përcaktuan fituesin në përballjen mes Portland Trail Blazzers dhe Oklahoma City Thunder

U zhvilluan vetëm dy ndeshje mbrëmë në NBA, megjithatë spektakli nuk mungoi sidomos në Oregon aty ku Portland Trali Blazzers u mposht pas vazhdimeve nga Oklahoma City Thunder me rezultatin 121-129.

Në Moda Center u zhvillua një ndeshje dramatike, me të dyja skuadrat që ndërronin epërsinë herë njëra e herë tjetra.

Në fund buzëqeshi Oklahoma që mori fitoren e dytë në tri ndeshjet e fundit. Rusell Westbrook e mbylli ndeshjen me 37 pikë dhe 7 kërcime ndërkohë që Paul George kontribuoi me 32 pikë e 14 kërcime.

Te Portland shkëlqeu i përhershmi Damian Lillard, autor i plot 51 pikëve por që në fund nuk patën vlerë për skuadrën e tij.

Dy humbje rresht ishin shumë për Milwaukee Bucks. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në të dyja konferencat, regjistroi fitoren numër 49-të, pasi mposhti lehtësisht në Winconsin me rezultatin e thellë 117-98 Indiana Pacers.

Dallimin edhe në këtë sfidë e bëri dyshja fantastike e Bucks, Giannis Antetokounmpo dhe Khris Middleton të cilët së bashkua realizuan 56 pikë në total.