Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi si dhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishti kanë bërë përurimin e shërbimit të Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë së QKUK-së.

Nga aty ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë kjo ministri ka në fokus avancimin e shërbimeve shëndetësore, dhe sjellja e kësaj aparature në Onkologji do të kontribuoj në interes të qytetarëve për ruajtjen e shëndetit, por edhe në interes të profesionistëve që punojnë në këtë repart.

“Interesimi dhe angazhimi jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore, krahas menaxhimit të situatës pandemike është në fokus të veçantë. Onkologjia mbi të gjitha dhe ju po e shihni që këtu marrin shërbime më shumë se 150 persona në ditë, me ritmin e njëjtë, dinamikën e njëjtë por duke ofruar shërbime profesionale të njëjta. Edhe kjo aparatura sot e promovuar i cili do të filloj në interes të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, sidomos femrave[…]një projekt i munguar por i cili mungon edhe në shumë vende të rajonit është i mirë për qytetarët e Kosovës, për institucionet por mbi të gjitha për profesionistët që punojnë”, ka thënë Zemaj.

Drejtori i Klinikes Onkologjike, Ilir Kurtishi ka thënë se këtë shërbim i cili është në kuadër të rrezatimit, Kosova nuk e ka pasur dhe synohet të fillohet në fillim të vitit të ardhshëm, dhe se më pacientet nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë vendit për të.

“Është shërbimi i Brahiterapisë në kuadër të shërbimit të rrezatimit, radioterapisë, shërbim të cilin Kosova nuk e ka pasur deri sot, dhe këtë shërbim ne synojmë ta fillojmë nga viti i ardhshëm, nga mesi i janarit për pacientët tanë të cilët kanë pasur nevojë për këtë shërbim, të cilët është dashtë të shkojnë jashtë Kosovës, tash do ta marrin këtu tek ne. Numri i rasteve që kanë nevojë ta marrin këtë shërbim, në vit është dikund 50 persona të sëmurë. Është fjala për sëmundjet e organeve gjenitale të femrës në radhë të parë […]por mund të përdoret edhe për trajtimin e tumoreve të organeve tjera në raste të veçanta”, ka thënë Kurtishi.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK, Valbon Krasniqi hapjen e këtij shërbimi e ka cilësuar si ditë të rëndësishme për shëndetësinë kosovare, pasi që të sëmurët me sëmundje kancerogjene do të kenë trajtim me të lehtë.

Krasniqi ka thënë se nga viti i ardhshëm do të instalohet edhe aparatura e parë e cila do të shërbejë për radioterapi.

“Është një moment i rëndësishëm për shëndetësinë kosovare sot, ne sapo përuruam fillimin e shërbimeve te brahiterapisë, për të sëmurët me sëmundje kancerogjene […]ndërkohë qe brenda tre mujorit të parë planifikojmë të instalojmë edhe aparaturen e re parë për radioterapi […]Ky investim është në kuadër të investimeve të përgjithshme për të ofruar shërbime të integruara në veçanti për femrat”, ka thënë Krasniqi.