Ambasadori italian në vendin tonë, Nicola Orlando, është pritur ditën e sotme nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri.

Përmes një postimi në Twitter, Orlando njoftoi se është biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës ndaj reformave në drejtësi dhe sundimit të ligjit.

Po ashtu, Orlando rikonfirmoi mbështetjen e vendit të tij në proceset integruese të Kosovës dhe për rifillimin e dialogut.

“Sot pata një takim të shkëlqyeshëm me zv.kryeministrin Besnik Tahiri. Diskutuam për angazhimin e Qeverisë së Kosovës ndaj reformave, sundimit të ligjit dhe përparësive të tjera. Duke e uruar atë, theksova mbështetjen e Italisë në integrimin Euro-Atlantik dhe urgjencën e përparimit të dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Orlando.