Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando sot është takuar me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se në këtë takim është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin kulturor ndërmjet dy vendeve dhe projektet e reja në këtë sektor me qëllim të fuqizimit të turizmit në Kosovë.

“Gjithmonë është kënaqësi të takoj Ministren Vlora Dumoshi. Sot rishikuam progresin e bashkëpunimit kulturor, përfshirë lektorin e ri të gjuhës italiane për Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, u pajtuam për projekte të reja kulturore në fuqizimin e turizmit dhe mbështetjen/mbrojtjen e trashëgimisë së mahnitshme natyrore të #Kosovës. Na ndiqni!”