Kryeministri Avdullah Hoti  sot u takua me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadorin Jan Braathu me të cilin ka biseduar për gjendjen e përgjithshme politike në vendin tonë.

Braathu uroi kryeministrin Hoti për marrjen e detyrës së re, duke theksuar gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë.

Ndërsa, Hoti falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen e OSBE-së për institucionet e Kosovës, duke theksuar vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë në avancimin e proceseve, në të cilat mbështetja e OSBE-së është mjaft e rëndësishme. /21Media