Osmani i ka kërkuar Hamzës që të mos flasë më zë të lartë

Osmani i ka kërkuar Hamzës që të mos flasë më zë të lartë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e sotme janë përplasur ashpër në Kuvend.

Derisa Hamza ishte duke marrë fjalën në foltore, e para e Kuvendit e ka porositur që ai të mos flasë me ton të lartë. Kjo ka shkaktuar reagimin e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, i cili ka kërkuar nga kreu i Kuvendit që të mos vazhdojë me arrogancë dhe e ka këshilluar që të sillet me kulturë.

Pas ndaljes së mikrofonit, ai ka kërkuar që t’i vazhdohet e drejta e fjalës, por kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka kërkuar që të mos flasë më zë të lartë. Ai ka kritikuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryetare të Kuvendit, ku ka thënë se e kanë përjashtuar opozitën me thirrjen e seancës në mënyrë jo të duhur.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i ka tërhequr sërish vërejtjen Bedri Hamzës, duke ia rikujtuar se ai po përdorë gjuhë jo parlamentare.