Ushtruesja së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani kishte koordinim dhe dakordim të plotë me kryeministrin, Avdullah Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi.

Kështu ka thënë, Bekim Kupina, këshilltar për media i u.d. presidentes, Vjosa Osmani.

“U.d Presidentja ka kërkuar nga kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, ka thënë ai.

Sipas Ligjit për Agjencinë e Inteligjencës, shkarkimi i shefit të AKI-së bëhet në koordinim mes presidentit të vendit dhe kryeministrit./kp