Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova e Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale, vetëm kur drejtësia t’i paraprijë paqes së pajtimit.

Kështu citohet të ketë thënë Osmani në një takim me ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë, Federic Meurice.

Kryeparlamentarja Osmani gjatë ditës së sotme ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë Federic Meurice.

Osmani në këtë takim ka falënderuar Meurice për ndihmën që Belgjika i ka dhënë Kosovës ku është shprehur e bindur që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje.

Kryetarja Osmani ka thënë se marrëdhëniet e mirë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës datojnë që nga koha e presidentit Rugova, që para shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në një komunikatë për media thuhet se në takim u diskutua edhe për situatën politike në vend dhe procesin e dialogut më Serbinë. Kryetarja Osmani ka përsëritur qëndrimin se rendi kushtetues i Kosovës dhe karakteri unitar janë të pacenueshme dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë e saj aktual.

Ndër të tjera, në takim u diskutua bashkëpunimi bilateral, teksa kryetarja Osmani përmend mbështetjen e shtetit belg në sferën e arsimit.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndër parlamentar, si dhe formimin e Grupit të Miqësisë me Belgjikën.