​Osmani ia ndal mikrofonin Veselit dhe Kurti qesh me Limajn

Seanca e Kuvendit për taksën

Seanca e sotme nuk ka qenë vetëm me debate, akuza dhe kundër akuza. Aty kishte edhe relaksim, të qeshura dhe ndalje të mifrofonit.

Në seancë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se kryeministri Albin Kurti është rrezik për shtetin, por në një moment, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ia ndali mikrofonin.

“Unë sot nuk dua të flas për të kaluarën e tij e cila është e mbushur me premtime të mëdha e të shkelura brutalisht pastaj, e as për dietën e tij të parimeve. Konvertimi i tij nga një mohues i të gjithëve në një mohues të vetvetes, është çështje e tij”, tha ai.

Këtu Osmani ndërpreu fjalimin e Veselit, duke vazhduar t’i jap fjalën deputetëve tjerë.

Kurse, Fatmir Limaj gjatë fjalimit i bëri të qesh deputetët dhe kryeministrin Kurti.

“Krejt bota po merret me dialogun e ti vjen këtu e thu, Hashimi nuk bën të merret me dialogun, unë jam po qu, çka po pret, qu burrë mere detyrën….. pse bre po bën hajgare veç lëndën e parë e pas 15 dite ke thënë e heqi krejt. Me qenë veç lëndën e parë ka kuptim, por ke me heq pas 15 dite krejt, kështu ke thënë me 1 prill”, tha ai.

Kurse Kurti në kundërpërgjigje të fjalimit të Limajt, i thotë se mësimi që nuk mësohet duhet përsëritur, gjë që bëri të qesh disa deputetë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button