Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Osmani ripërsërit qëndrimin për taksën: Duhet të zëvendësohet me reciprocitet

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

“Këtë e kemi vendim të përbashkët të koalicionit tonë qeverisës”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka ripërsëritur qëndrimin se taksa ndaj produkteve serbe do të zëvendësohet me reciprocitet.

“Të tri deklaratat e mia para mediave sot, të përcjellura në tërësi, e tregojnë këtë. Këtë e kemi vendim të përbashkët të koalicionit tonë qeverisës i cili është përfshirë në programin e bashkë-qeverisjes”, ka shkruar Osmani.

“Në pyetjen se kur duhet të bëhet ky zëvendësim, përgjigja ime ishte që kjo (pra koha e saktë e zëvendësimit) kërkon studim, meqë involvon shumë akterë e institucione të tjera”, ka theksuar Osmani./21Media