Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas shtimit të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se rritja e numrit të rasteve, kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve.

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar rikthimin e masave të izolimit nëse vazhdon trendi në rritje i rasteve të reja./21Media