Osmani tregoi se ajo ishte kundër kësaj senace

Osmani tregoi se ajo ishte kundër kësaj senace

Kryeparlametraja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se seanca e Kuvendit për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti do të mbahet nesër në orën 11:00.

Në një konferencë për media Osmani tregoi se vendimi është marrë me katër vota pro dhe dy kundër. Ajo tha se vetë ka dalur kundër  mbajtjes së seancës, pasi që nuk ka kushte bazuar në rekomandimin e IKSHPK-së.

“Unë nuk jam pajtuar me këtë konstatim, për shkak se mes mbrojtjes së interesit publik, dhe një procedure të seancës plenare unë zgjedh të parën. Nesër është vetëm një pikë e rendit të ditës, pra mocioni i 44 deputetëve për rrëzimin e qeverisë Kurti. Nesër u takon deputetëve të vendosin se si do të votojnë në lidhje me mocionin“, tha Osmani. /21Media