Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe në fushën e shkëmbimeve tregtare si dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, mbrojtjes, kulturës dhe arsimit.

Këtë Osmani e ka thënë sot në takimin që e ka pasur me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott, i cili njëkohsisht e ka uruar për detyrën dhe ka shprehur pritjen që stabiliteti institucional do të mundësojë zbatimin e reformave në fusha të ndryshme.

Gajtë takimit gjithashtu është diskutuar për angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç në menaxhimin e pandeminë COVID-19, lidhur me sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.

Në anen tjeter  ambasadori Abbott ka konfirmuar përkushtimin e Britanisë së Madhe për përkrahje të mëtejme duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fushën e fuqizimit të kapitalit njerëzor si arsimi, kultura dhe siguri.

Osmani ka falënderuar ambasadorin britanik për përkrahjen, të cilën shteti britanik ka ofruar për Kosovën ndër vite dhe ka theksuar se orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO./21Media