Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar takim me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajramin.

Bajrami tha se në këtë takim e kanë njoftuar kryeparlamentaren Osmani për mësimin në distancë dhe për sfidat në mungesë të legjislacioneve që janë të vjetra dhe që duhet të bëhet ndryshimi i tyre.

Sipas saj aktualisht në shkollën “Emin Duraku” në Prizren janë duke u bërë xhirimet edhe për nxënësit nga komuniteti boshnjak dhe turk, ndërsa në MASHT po bëhen përgatitjet për testin e matura dhe atë të arritshmërisë.

E kryeparlamentarja, Vjosa Osmani pas takimit derisa ofroi përkrahjen për MASHT-in ka falënderuar MASHTI dhe çdo mësimdhënës që kanë arritur të realizojnë mësimin në distancë.

Osmani tha se në arsim duhet të investohet në cilësi, por edhe në higjienën e shkollave.