Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka pritur në takim edhe kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila për t’u konsultuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Osmani gjatë ditës ka pritur në takim edhe përfaqësues të partive tjera parlamentare.

Gjykata Kushtetuese të hënën ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.