Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, duke thënë se ballafaqimi me pandeminë nuk është sfidë e vetme, pasi sfidë e madhe është sfida e të nxënit të dijes.

Ai ka thënë se është e sigurt që nxënësit dhe mësimdhënësit edhe në rrethanat e sivjetme do t’ia dalin të dëshmojnë përkushtim në mësim dhe të arrini rezultate të shkëlqyera.

“Fatkeqësisht ju nuk po e nisni atë më 1 shtator, si çdo vit, as me të gjithë shokët e shoqet, si përherë. Sot ju po e nisni atë në rrethana të pazakonta, për shkak të pandemisë Covid 19. Por, ballafaqimi me të nuk është sfida e vetme. Sikur e dini, sfidë e madhe për ju është sfida e të nxënit të dijes. Prandaj, më lejoni që t’ju uroj një vit të mbarë, në të cilin do të keni shëndet të plotë dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera në mësim. Jam e sigurt që edhe në rrethanat e sivjeme ju do t’ia dilni të dëshmoni përkushtim në mësim dhe të arrini rezultate të shkëlqyera”, ka shkruar Osmani.

Ajo iu drejtua nxënësve se duhet të dijnë se secili vit sjell sfida të reja, por edhe kënaqësi të reja, ngjyra të reja të cilat jeta jua ka rezervuar.

“Uroj që ju t’i shndërroni ato në ngjyra suksesi për ju, familjet tuaja dhe gjithë shoqërinë. Ju priftë e mbara!”, thuhet në urimin e Osmanit./21Media