Osmani:Do t’i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore
Linda Van Gelder ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga ana e Bankës Botërore
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.
Me këtë rast kryeparlamentarja Osmani ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit më Bankën Botërore, duke i trajtuar me prioritet të gjitha projektet dhe marrëveshjet e kësaj organizate me institucionet e Kosovës.
Ndërsa, drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga ana e Bankës Botërore në disa sfera, ndër të cilat edhe arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin./21Media