Është duke u zhvilluar ndeshja finale e Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Skuadra nga kryeqyteti ka arritur të kalojë në epërsi në minutën e 20-të me anë të golit të shënuar nga sulmuesi Otto John.

Fituesi i kësaj finaleje do të marrë pjesë më kualifikimet për Europa League.

Kujtojmë që, skuadra e Ballkanit e mbylli sezonin në vendin e tretë, ndërsa Prishtina u rëndit e katërta.