Mesut Ozil është lënë jashtë listës 25 lojtarëshe të Arsenalit për ndeshjet e Europa Ligës në kuadër të grupeve. Ai është lojtari më i paguar i klubit ku arkëton rreth 454,000 euro në javë.

Përveç Ozil, tekniku i Arsenalit, Mikel Arteta ka lënë jashtë listës edhe veteranin e mbrojtjes, Sokratis. Trajneri i “Gooners” kishte probleme rreth përfshirjes së lojtarëve në listë pasi që kishte në dispozicion 19 lojtarë, ku lejohet përzgjedhja e vetëm 17 lojtarëve. Në fund ai vendosi që Ozil dhe Sokratis të mos i grumbulloj në kuadër të ndeshjeve të Europa Ligës.

Ozil nuk ka luajtur asnjë minutë që nga rikthimi i futbollit në Qershor dhe nuk është surprizë që nuk është ftuar nga Arteta.

Paraqitja e fundit e gjermanit ishte në fitoren ndaj West Ham në Mars, e cila ishte ndeshja e fundit para mbylljes së futbollit për shkak të pandemisë.