Tottenhami ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme ne Premierligë duke e mposhtur Southamtonin me rezultat 2-1, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 33 të kampionatit anglez.

Klubi londinez në këtë ndeshje u drejtuar nga pasuesi i Jose Mourinhos Mason pasi tekniku portugez u shkarkuar para pak ditësh.

Golat për Tottenhamin u realizuan nga Gareth Bale dhe Son Heun Min, kurse për Southamptonin realizoi Ings.

Pas 33 ndeshjeve, Tottenhami ka grumbulluar 53 pikë dhe mbetet në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.