Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​“Pa vend” merr një çmim në Festivalin e Kanës

2 min read

 

Edhe pse nuk u bë publike gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve, juria ndërkombëtare e Cinéfondation dhe e filmave të shkurtër e ka përzgjedhur filmin “Pa Vend” si kandidat i Festivalit të Kanës për Çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga producenti i këtij filmi Eroll Bilibani, juria e përbërë nga Sameh Alaa (Egjipt), Kaouter Ben Hania (Tunisi), Carlos Muguiro (Spain), Tuva Novotny (Suedi), Nicolas Pariser (Francë) dhe Alice Winocour (director/writer, Francë) e kanë përzgjedhur filmin “Pa Vend” si filmi më i mirë evropian në konkurrencën zyrtare e që do jetë kandidatë i Festivalit të Kanës për Çmimin e Akademisë Europiane të Filmit.

“PA VEND” tani është kandidat për nominim në kategorinë “Film i Shkurtër Evropian” në European Film Awards 2021.

Programi i Filmit të Shkurtër, EFA, është organizuar nga Akademia Europiane e Filmit dhe EFA Productions në bashkëpunim me një seri festivalesh filmi në të gjithë Evropën. Në secilin prej këtyre festivaleve, një juri e pavarur paraqet një nga filmat evropianë me metrazh të shkurtër në konkurrencë me një kandidaturë në kategorinë e filmit të shkurtër të Çmimeve Evropiane të Filmit.

Ky është kandidati i 17-të i filmit të shkurtër për vitin 2021. Kur të përfundojë cikli vjetor, festivalet pjesëmarrëse do të nominojnë pesë filma të shkurtër nga kjo listë. Më pas, 4,000 Anëtarët e EFA – profesionistë të filmit nga e gjithë Evropa – do të votojnë për fituesin e përgjithshëm që do të paraqitet në Ceremoninë e 34-të të Çmimeve Evropiane të Filmit.