Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë ditës sotme pritet të rikthehet sërish në Lugano të Zvicrës. Ndonëse ka rreth katër ditë që është kthyer në Kosovë, ish ministrit të Punëve të Jashtme i është aprovuar leja për dalje nga Kosova.

Këtë për kp e ka konfirmuar, Alban Zogaj, shefi kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zymberaj, nuk e ka mohuar, e as pohuar këtë.

Javën e kaluar, ish-presidenti ka ardhur në Kosovë përmes Tiranës. Ardhja e tij në Kosovë pat shkaktuar reagime të ndryshme pasi që në fillim i kërkohej që të futej në karantinë në Qendrën Studentore gjë të cilën ai e kishe refuzuar.

Ndërkohë reagime ka nxitur edhe deklarata e tij më të arritur në ANP se qenë i frikësuar për të aterruar në Prishtinë, siç ka thënë, “sulmeve terroriste nga ana e shtetit”