"Ku mbeti njohja e dokumenteve të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjellë e diplomave?"

“Ku mbeti njohja e dokumenteve të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjellë e diplomave?”

Ish-ministri i Infrastrukturës nga radhët e AAK-së ka, Pal Lekaj ka reguar pas heqjes së taksës dhe vendosjes së reciprocitetit me Serbinë.

Lekaj ka shkruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti “pa fije turpi vendosi reciprocitet me Serbinë“, duke hequr taksën e vendosur nga ish-Qeveria Haradinaj në nëntor 2018.

“Mashtruesi në ikje mbrëmë pa fije turpi na tha se paska vendosur reciprocitet me Serbinë. Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të certifikatave fito-sanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumenteve të udhëtimit?, ka shkruar ndër të tjera Lekaj në Facebook.

Qeveria në detyrë mbrëmë ka marrë vendim për largimin e taksës dhe vendosjen graduale të reciprocitetit./21Media