​Pal Lekaj shkakton të qeshura në Kuvend, Konjufca: A bën pak pauzë?

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj shkaktoi të qeshura në seancën e sotme të Kuvendit.
Duke komentuar rezolutën e LVV-së për rritjen e çmimit të produkteve, ai tha se njëjta “është një rezolutë e hiçit për hiçin te hiçi”.
“Po ju pyes zonja Mimoza Kusari, çka dëshironi të arrini me këtë rezolutë. Kjo është një rezolutë e hiçit, për hiçin te hiçi. Më besoni!”, tha Lekaj.
Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke ironizuar kërkoi pak pauzë, pasi i duhet një reflektim pas një konstatimi të tillë.
“A bën pak pauzë Pal, se na duhet një reflektim për këtë”, tha Konjufca.

Back to top button