Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi gjatë ditës se sotme do të qëndrojë në qytetin e Pejës, ku do të reaizojë disa vizita.

Dumoshi e nisi me vizitën në palestrën sportive në Zahaq ku ishte e shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

Me këtë rast ministrja Dumoshi u shpreh se kjo sallë shumë shpejt do të jetë në shërbim të sportistëve pejanë, të cilët sipas saj e meritojnë një sallë të tillë.

“Komuna e Pejës ka shumë projekte të cilat janë të bashkëfinancuara nga ministria dhe unë po shfrytëzoj rastin, sot jemi në palestrën e Zahaqit dhe komuna e Pejës meriton infrastrukturë sportive. Ndaj këtyre lojtarëve ndaj Pejës fituese ne kemi obligim të investojmë në infrastrukturë. Ky është një projekt i cili do të kushtojë 1milionë e gjysmë. Infrastrukturë është përfunduar tash duhet edhe mbulesa, pastaj parketet dhe uroj qe këto projekte të mos na zvarriten dhe të kryhen sa më shpejtë”, tha Dumoshi.

Ndërsa i pari i Komunës së Pejës, Muhaxheri bëri me dije se kjo palestër do të jetë e gatshme për sportistët në fund të këtij viti.

“Me planifikim është dashur të jetë vjet e përfunduar po ka pasur edhe shtyrje të afateve. Buxheti nuk ka qenë tërë kohës i ndarë por edhe operatori ekonomik nuk ka qenë në gjendjen me i përfundu punët pot besoj që këtë vit do të jetë në gjendje me i përfundu punët në parket dhe me i kry investimet finale në parket dhe me qenë e gatshme për sportistët”, tha Muhaxheri.

Menjëherë pas kësaj vizite Dumoshi së bashku me Muhaxheri kanë vizituar edhe palestrën tjetër në Loxhë.

Palestrën për të cilën Komuna ka marrë vendim për të shkëputur kontratën me kontraktorin për shkak të mos kryerjes se obligimeve me kohë.

Tanimë MKRS do të marrë përsipër ndërtimin e kësaj palestre dhe së bashku me komunën e Pejës javën e ardhshme do të gjejnë kontraktorin e ri. /kp