Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti caktoi për nesër një takim me përpunuesit e qumështit në ora 9:00.

Këta të fundit paralajmëruan protestë për nesër, në shenjë pakënaqësie me injorimin e kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Qumështarët e Kosovës informuan se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën ‘Garibaldi’, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri te objekti i Qeverisë së Kosovës.