Sot rreth orës ‪15:15 në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Ata gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një TV, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

Oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në TV ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës për rastin është njoftuar policia.