Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë të ditur se moti sot në Shqipëri parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në dendësim.

Reshjet e shiu do të jenë me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare, në veriperëndim e ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.