Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e premte vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shi. Në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s./21Media