Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu. Reshjet më intensive do të jenë në Dukagjin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme.