Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici ka bërë të ditur se tifozët ‘bardh-e-zi’ duhet të harrojnë emrin e Luis Suarez pasi ai nuk do t’i bashkohet skuadrës kampione.

“Le të themi se kjo nuk është situata e Dzekos, por e sulmuesve sepse ne po kërkojmë një qendërsulmues. E dimë se çfarë duam dhe po punojmë në atë drejtim me qetësi. Janë edhe 15 ditë deri në fund të merkatos dhe nuk po ngutemi,” tha Paratici.

“Suarez mund të largohet nga lista, sepse koha e nevojshme për marrjen e pasaportës është më e gjatë se koha kur mbyllet merkato, ose kur ne duhet ta dorëzojmë listën e lojtarëve për Ligën e Kampionëve. Kemi provuar ta marrim kur na u propozua, por kushtet që i përmenda e pamundësojnë realizimin e operacionit”, përfundoi ai.