Skuadra italiane e futbollit, Parma njoftoi të dielën se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Robert d’Aversa, i cili që nga ardhja e tij ka arritur të përparojë me klubin nga divizioni i tretë në Serie A. Ai do të zëvendësohet nga ish-trajneri i Lecce, Fabio Liverani (44), shkruajnë mediat italiane, megjithëse klubi nuk e ka shpallur zyrtarisht emrin e trajnerit të ri.

Parma falimentoi në vitin 2015 dhe u zhvendos në divizionin e katërt. Roberto d’Aversa (45) mori përsipër drejtimin e klubit në Serie C dhe në vitin 2017 ai kaloi në Serie B, dhe më pas në 2018 në Serie A. Sezonin e kaluar, klubi përfundoi në vendin e 11-të, pasi një sezon më herët ishte në pozitën 14.

“Javët e fundit, kohezioni, harmonia dhe entuziazmi reciprok, të cilat kanë mundësuar këtë sukses në katër vjetët e fundit, janë bërë më pak të dukshme.”, tha klubi në një deklaratë.

Ky është ndryshimi i katërt i trajnerit të një klubi në Serie A në periudhën midis dy sezoneve pas ndryshimit në Juventus ku Andrea Pirlo u ul në bankë, në Torino (Marco Giampaolo) dhe në Cagliari (Eusebio di Francesco).

Sezoni i ri në Serie A është caktuar të fillojë më 19 shtator.