Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Pas Italisë, Turqia dështon edhe ndaj Uellsit

1 min read

 

Ka përfunduar ndeshja e rrethit të dytë e Grupit A ndërmjet Turqisë dhe Uellsit me fitoren e Uellsit me rezultat 2-0.

Tri pikë shumë të rëndësishme në këtë kampionat Uellsit ia siguruan golat e realizuara nga mesfushori Aaron Ramsey në minutën e 42’ të ndeshjes kur mori një asistim perfekt nga Gareth Bale dhe Roberts në minutat shtesë.

Bale kishte mundësinë që ta mbyllte edhe më herët këtë ndeshje por në minutën e 61’ dështoi të realizon nga penalltia duke e dërguar topin lartë mbi portën e Turqisë.

Për Kombëtaren e Turqisë kjo është humbja e dytë radhazi në grup pasi në ndeshjen e parë u mposht nga Italia me rezultat 3-0.