Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

Pas rritjes së rasteve, AAK kërkon masa të reja për luftimin e Covid-19

2 min read

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka shprehur shqetësimin e saj pas rritjes enorme të rasteve të reja me koronavirus në vend.

Deputeti i AAK-së, njëherësh anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media ka kërkuar që të merren masa të reja urgjente kundërCOVID-19.

“Shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me menaxhimin e pandemisë, deri më sot janë diku 50 për qind të vaksinuar me dozën e dytë dhe 40 për qind me dozën e tretë. Mendoj se është koha të kalohet nga fjalët në vepra. Duhet sa më parë të merren masa që të bëhet marrja e vaksinës. Ka kohë që kemi promovuar vaksinimin e obliguar për sektorin publik gjë që nuk është bërë. AAK nuk është për mbylle”, ka thënë ai.

Ndërsa, deputetja Time Kadrija ka thëë se Ministria e Shëndetësisë nuk po e merr seriozisht këtë çështje.

“Ne sot kemi një shifër me 2050 raste, por pritet që kjo shifër të jetë deri në 10 mijë raste. Qeveria dhe ministria duhet të merren seriozisht me këtë çështje. Ka një kohë që kjo qeveri nuk i ka furnizuar spitalet me gjëra esenciale”, ka deklaruar ajo.

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar janë regjistruar edhe 2 mijë e 50 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Gjatë 24-orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.